Përse mbyllim sytë kur puthim?

Ia keni bërë ndonjëherë vetes këtë pyetje? Përgjigja vjen nga ana e shkenctarëve…

Fun

19/07/2016 08:26

Sipas studiuesve, njerëzit i mbyllin sytë gjatë puthjes që t’i japin mundësi trurit të tyre që të përqendrohet sa më shumë në shijimin e kënaqësisë.

Kjo e dhënë ka dalë nga një studim mbi shikimin dhe sjelljet, të bërë nga Universiteti i Londrës, i cili ka përcaktuar se truri e ka të vështirë të procesojë stimujt që vijnë nga shqisat e tjera, nëse është aktiv stimuli viziv.

Në momentin që ne mbyllim sytë rritet përqëndrimi tek stimujt që vijnë nga shqisat e tjera, veçanërisht tek ajo e të prekurit.

Kështu kur puthemi, bëjmë seks, apo aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me ndjenjën e të prekurit, siç mund të jetë dhe kërcimi, kemi tendencën për të ndaluar stimujt që vijnë nga shqisa vizuale.

“Duke bllokuar inputet tona vizuale i japim mundësi mendjes sonë që të fokusohet tek aspektet e tjera  shqisore, që marrin nga një eksperiencë”, thonë shkencatarët./tvklan.al