Përse hapim gojën?

Zakonisht ne hapim gojën kur jemi të lodhur dhe të mërzitur dhe me siguri frymoojmë ngadalë dhe jo thellë.

Lifestyle

09/08/2017 15:43

Në këto rastem sistemiautomatik i trurit nxjerr një frymë të thellë, kjo quhet hapagojë.

Ky kontroll automatik dirigjohet nga një pjesë e trurit, puna e të cilit është ta kontrollojë nivelin e dyoksidit të karbonit në gjak, përcjell lajmi.net

Kur niveli i dyoksidit të karbonit rritet, atëherë ky sistem automatik e rrit tempon e frymëmarrjes për ta nxjerrë dyoksidin e karbonit më shpejt nga trupi.

Mund të tingëllojë paksa e çuditshme që frymëmarja të jetë e kontrolluar, sepse në kushte normale ne mund të vendosim, nëse dëshirojmë të frymojmë më shpejt apo më ngadalë.

Mirëpo, shumicën e kohës ne frymojmë pa vullnetin dhe vetëdijen tonë, ndaj në këto raste sistemi automatik e bën punën e tij. /Lajmi.net/