Përse gratë janë më të rrezikuara nga infeksionet urinare, 4 këshillat që duhet të keni parasysh

Infeksionet urinare janë ndër patologjitë më të shpeshta, prej të cilave rrezikojmë të gjithë.

Lifestyle

10/01/2019 11:40

Sipas mjekëve, një pacient mund të kuptojë se ka të bëjë me një infeksion urinar, kur konstaton simptoma që shoqërohen me dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit, teksa urinimet bëhen mjaft të shpeshta.

Këto të fundit janë të pakta në sasi, kanë erë të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe gjak dhe dhimbje në fund të barkut. Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën.

Infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës. Sa i takon trajtimit, sigurisht që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes dhe të kryeni ekzaminimet përkatëse që do t’ju rekomandojnë, kjo me qëllim për të vendosur diagnozën e saktë të sëmundjes që në fillim, transmeton living.al.

Po ashtu është shumë e rëndësishme që të veçohet infeksioni se në cilin nivel të aparatit urinar, po ndodh dhe a ka prani të gurëve në nivele të ndryshme të aparatit urinar. Kujdes duhet të bëni edhe me medikamentet. Përdorimi i tyre duhet të nisë vetëm pasi ta ketë lejuar mjeku specialist, pasi në rastet e marrjes së qetësuesve pa kriter do të përballeni me efekte të shumta anësore.

Katër këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni: Në kushtet e shtëpisë rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, qoftë edhe ujë. Sasia e lëngjeve duhet të jetë rreth një deri në dy litra në ditë. Duhet bërë kujdes që sasia e lëngjeve të jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që veshka të punojë sinkron dhe ngadalë.

Marrja e sasive të mëdha dhe në mënyrë të menjëhershme e lëngjeve rrit ngarkesën e punës së veshkës dhe e sforcon atë. Kujdes duhet të bëjnë në këtë rast personat që vuajnë nga hypertonia (tensioni i lartë i gjakut), këta persona duhet të pijnë shpesh dhe nga pak.

Përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve.

Pozitive rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës. ( këshillohet një lugë çaj në 200 ml ujë) që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës. Po ashtu duhet të bëni kujdes dhe nga i ftohti, pasi ndikon në uljen e rezistencës së organizmit, çka favorizon më pas kushtet për shfaqjen e këtyre infeksioneve.