Përse gjatë verës ndarjet janë më të shpeshta – Lajmi.net
Përse gjatë verës ndarjet janë më të shpeshta
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 14:02, 8 July 2017
Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina, janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte, andaj disa sosh nuk e presin bashkë vjeshtën.

Vera është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje dhe divorce. A ndodh kështu për shkak të kohës së bukur apo për shkak të sezonit të pushimeve vjetore, por një gjë dihet që vetëm verës jemi më të relaksuar dhe më lehtë u hyjmë aventurave, ka treguar një hulumtim i bërë në Britani të Madhe.

Edhe një sondazh tjetër i bërë online nga në agjenci takimesh, ka nxjerrë rezultate befasuese për besnikërinë e çifteve italiane: rreth 50 për qind e të pyeturve pranojnë se gjatë verës tradhtojnë partnerin e tyre.

Shumica e të pyeturve deklaronin se preferonin një histori të shkurtër, ku të mos përfshiheshin shumë emocionalisht.

Sipas psikologëve, ky nuk është vetëm një fenomen italian, pasi pushimet verore janë një terren i mirë për tradhti. Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?

Kriza në çift – Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menyja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.

Largësia – Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Tradhti rastësore – Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.

Gjatë verës rritet dëshira – Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.

Por në verë nuk tradhtojnë vetëm të rinjtë me histori që ende nuk janë transformuar në familje me fëmijë.

Tradhtojnë edhe gratë mbi 40 vjeç të cilat kanë nevojë të nisin një jetë të re, nënat e reja me fëmijë të vegjël që duan të largohen nga detyra që kanë marrë përsipër dhe që ndiejnë se duan akoma të jenë në qendër të vështrimeve të një mashkulli. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: kriza në çift, ndarje, Tradhtia

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels