Përse është krejt në rregull nëse nuk martoheni?

Jetë martesore të lumtur mund të keni vetëm atëherë kur mund të gjeni paqe dhe kënaqësi me dikë brenda katër mureve të një dhome.

Lifestyle

04/08/2016 15:16

Por, nëse e hiqni pjesën “martesore” nga fjalia e parë, a mendoni se i tërë paragrafi ka ndryshuar? Jo pra! Martesa nuk është sinonim i dashurisë dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shoqëria indiane, e cila është patriarkale nga natyra, ka vendosur norma që tregojnë se duhet të martoheni në një moshë të caktuar.

Por koha ka ndryshuar, e me këtë edhe mentaliteti. Në kohën të cilën po jetojmë, karriera, ëndrrat dhe pasioni janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në jetë. Prandaj, nëse dikush tregon se ai apo ajo nuk dëshiron të martohet, atëherë nuk duhet të befasoheni me këtë pasi që mund të ketë arsye të forta prapa këtyre vendimeve.

Prioritetet janë të ndryshme në jetë

Nëse martesa nuk është në mendjen tuaj dhe dëshironi ta shijoni jetën si beqarë dhe të lirë, atëherë kjo është krejtësisht në rregull. Kjo mund të jetë për shkak se në rend të parë e keni karrierën dhe jetësimin e ëndrrave. Dëshironi ta dërgoni karrierën në nivelin tjetër.

Martesa nuk garanton një lidhje të sigurt

Shumë njerëz mendojnë, e veçanërisht prindërit, se martesa garanton një lidhje të gjatë, por kjo nuk është e vërtetë në kohërat moderne pasi që numri i rasteve të divorcit është vazhdimisht në rritje. Martesa nuk mund të garantojë besnikërinë e partnerit.

Dëshironi të jeni beqarë dhe të lirë nga të gjitha llojet e përgjegjësisë

Nëse nuk dëshironi të martoheni për shkak se nuk jeni të gatshëm t’i merrni përgjegjësitë e dikujt tjetër apo nuk dëshironi të bëni kompromis me dëshirat tuaja, atëherë edhe kjo është krejtësisht në rregull. Ju jeni krejtësisht vetëm dhe nuk dëshironi apo nuk keni nevojë për dikë që t’ju kompletoj.

Nuk e keni gjetur një person të cilit mund t’i besoni

Nuk ka ndonjë kornizë kohore kur duhet të bini në dashuri, të martoheni dhe të keni fëmijë. Sidoqoftë, shoqëria ka një mendim ndryshe nga ky. Por, duhet të keni parasysh se është krejtësisht në rregull të mos martoheni me dikë që e dashuroni. /Telegrafi/