Përse duhet të fillojmë nga sot të ndajmë mbeturinat sipas materialeve

Mbledhja e mbeturinave sipas materialeve është një risi për Shqiperinë por një hap i rëndësishëm në ruajtjen e ambientit në të cilin jetojmë.

Lifestyle

18/05/2017 00:46

Ndiqni këshillat tona.

Kini kujdes me letrën

Kujtohu që nuk duhet të hedhësh letrat në një qese të përbërë nga ndonjë material tjetër. Nëse bashkia ku jeton nuk të ka pajisur me një qese të tillë, bëje ti këtë gjest, në këtë mënyrë do të jesh i sigurtë dhe do evitosh gabimet. Kartoni i pizës, letra e furrës, por dhe letër me vaj ( ajo që përdoret për sallamet apo djathin ) nuk duhet të hidhen aty ku hedhim letrën, edhe nëse nuk të duken shumë pis. Më mirë të përdorim mbeturinat shtëpiake në mënyrë që të mos bëjmë pis pjesën tjetër të letrës, trasnmeton lajmi.net.

Letrat dhe revistat shpesh herë mund të kenë insterte të përbëra prej një materiali tjetër dhe për shkak të shpejtësisë i hedhim ashtu siç janë. Edhe në këtë rast duhet të kemi kujdes dhe të ndajmë materialet. Kjo vlen dhe për detaje të tjera të vogla si koka metali, ngjitëse ose dhurata të tjera të përbëra nga plastika apo materiale të tjera.

Qeramika dhe plastika

Pjata, filxhanë, llampa të thyera nuk shkojnë gjithmonë te xhami.

Ky princip vlen dhe për polistirolin ndërsa përsa i përket shisheve të plastikës ato duhet të sheshohen.
Një praktikë e rëndësishme për të mos gabuar është leximi i etiketave të çdo produkti ndërsa nëse ke paqartësi mjafton të informohesh në bashkinë përkatëse. /Lajmi.net/