Përse duhet mbajtur tamponët në vendin e punës?

Kur u them njerëzve se mbajë tamponë në tavolinën time të punës, ata ose befasohen ose duan të dinë përse. Ja 12 arsye pse i mbajë tamponët në zyrën time të punës, shkruan Sarah Khan, autore e shkrimit në viralwomen.com, transmeton lajmi.net.

Fun

16/09/2015 11:13

1.Unë jam një grua e rritur, afër 30 vjet, me një mitër që ka nevojë  të pastrohet nga brenda çdo 28-32 ditë. Kështu që askush nuk duhet të befasohet se përse unë mbajë tamponë në tavolinën e punës.

2.Nuk dua ta fsheh ose të më vijë turp që trupi im është i shëndetshëm, i lumtur dhe duke bërë saktësisht atë çka është biologjike, ndërsa unë mbajë pajisje që t’i ndihmojë kësaj.

3.Dua që të thyejë turpin rreth menstruacioneve dhe sensibilizimi rreth menstruacioneve do të ndihmojë.

4.Tamponët në zyre më shkëlqejnë vendin e punës.

5.Në vend se të gjejë mënyra kreative se si të fsheh tamponet e mia teksa unë ia mësyjë tualetit, unë as që mërzitem për t’i fshehur ato nga dikush.

6.Kolegët e mi të punës gjithmonë e dinë se ku ti gjejnë tamponët falas.

7.Kjo më kujton mua atë se “ Menstruacionet janë një sekret i vogël i ndyrë që gratë duhet ta mbajnë të fshehur”, e cila është një ide e çmendur patriarkale që duhet të “vdes”.

8.Më pëlqen t’i bëjë kolegët që të ndihen jo rehat, teksa shohin kutinë me tamponë në zyrën time në mënyrë shumë të hapur, me shpresë se në këtë mënyrë ata do të obsesionohen nga kjo gjë dhe të fillojnë të pyesin se përse e kanë kaq problem në lidhje me këtë.

9.Tavolina ime e punës nuk ka mbathje, mbi të gjitha.

10.Çantë të lehtë. Unë jam gjithmonë paranojake në lidhje me një “rrjedhje” kur dalë në publik kështu që unë mbaj një seri të produkteve të higjienës femërore në çantën e dorës. Por duke e ditur se unë kam një kuti të plotë të vendosur në tryezën time të punës do të thotë që unë nuk kam nevojë për të bartur ato me vete.

11.Unë gjithmonë e di kur kam energji të ulët dhe kështu që nuk ka më harresa për të blerë më shumë sepse nuk brengosem për të kontrolluar se në çfarë gjendje ishte higjiena femërore.

12.Qasje e lehtë. Unë nuk kam nevojë që të kërkojë rreth çantës sime të dorës apo t’i blejë ato me një çmim qesharak prej 0.50 dollarësh./lajmi.net.