Përse disa njerëz e kanë kërthizën të dalë, ç’do të thotë kjo gjë për shëndetin?

Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Disa njerëz kanë kërthizë të dalë dhe disa të tjerë e kanë atë brenda. Por, arsyeja e gjithë kësaj është e thjeshtë.

Fun

19/08/2018 15:41

Rreth 90% e popullsisë e kanë kërthizën brenda dhe vetëm 10 % e kanë të dalë në sipërfaqe, në formën e një gunge të vogël.

Kjo vjen si rezultat i kordonit të kërthizës, i cili përdoret për transportimin e lëndëve ushqyese nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë, transmeton shendeti.com.al.

Ai prihet menjëherë pas lindjes, mjeku e lidh kordonin e kërthizës në mënyrë që të mund të zhduket nga barku. Gjatë javëve të para ajo përthahet dhe shkëputet nga barku. Nëse e keni këtë gungë te kërthiza, do të thotë se kur është prerë, ka mbetur më shumë se ç’duhej jashtë barkut. Ka raste kur kjo shkakton edhe një problem shëndetësor, të njohur si hernia e kërthizës.

Kjo ndodh kur një pjesë e zorrës nxirret jashtë përmes kërthizës. Hernia e kërthizës shfaqet më së shumti në vitin e parë të jetës, por kjo mund të ndodhë edhe në një kohë tjetër. Kjo trajtohet me kirurgji.