Përse çdo gjë është në lëvizje?

Çdo gjë në univers është në lëvizje për shkak se ekzistojnë forcat në univers.

Auto & Tek

17/04/2017 20:08

Forca gravitacionale dhe forca elektromagnetike sigurojnë që objektet e mëdha të jenë në lëvizje, ndërsa forcat e dobëta dhe të forta nukleare sigurojnë që bota kuantike është vazhdimisht në lëvizje.

Nëse nuk do të kishte forca, nuk do të kishte as lëvizje. Pyetja se pse ka forca në univers, aktualisht ka mbetur pa përgjigje nga shkenca.

Ato duket të jenë fakte themelore dhe të demonstrueshme, por mund të mos ketë një arsye shteruese për ekzistencën e tyre, ashtu siç mund të mos ketë një shkak në rrënjë të ekzistencës së vetë universit. /bota.al