Përse asnjëherë nuk duhet ta leni derën e dhomës së gjumit paksa të hapur – Lajmi.net
Përse asnjëherë nuk duhet ta leni derën e dhomës së gjumit paksa të hapur
Autori: Lajmi.net FamiljaFunKurioziteteLifestyle 21:53, 7 February 2019
Një zjarrfikës ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për prindërit që mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të fëmijëve në të ardhmen.

Dhe, truku për ta bërë këtë është i thjeshtë, por është diçka që shumë prindër nuk e bëjnë, pasi fëmijët e tyre nuk mund ta pëlqejnë, transmeton lajmi.net.

Në një mesazh të postuar në Facebook, në faqën e Departamentit të Zjarrfikësve në “Cold Springs”, një reagues i emergjencës zbuloi se si mbyllja e derës së dhomës së gjumit të një fëmije mund t’ua shpëtojë jetën atyre në rast të një zjarri shtëpiak.

Zjarrfikësi i paidentifikuar, i cili është vetë një prind, shkroi: “Si prind, është e vështirë të bindësh fëmijët e vegjël të flenë me derën e mbyllur, gjithmonë ata duan që ajo të jetë paksa e hapur”.

“Unë praktikojë shpesh parandalim të zjarrit në shkolla, kështu që një gjë unë përpiqem dhe theksoj për fëmijët është se sa e rëndësishme është të fle me dyert e mbyllura”, deklaroi ai tutje

Personi vazhdon të shpjegojë se si ka qenë prezent në kohët e fundit në një zjarr në një zonë fqinje , ndërsa ndau fotot nga flakët – një që tregon një derë të shkrumbuar, tjetra që tregon pjesën e prapme të derës e cila ishte ende e bardhë.

Kështu, ai përpiqet të ilustrojë se sa siguri ofron mbyllja e tërë e derës së dhomës, përkundër asaj pak të hapur, hapësirë kjo përmes së cilës mund të depërtojë gazi i zjarrit dhe të sjellë edhe asfiksimin tek fëmijët. /Lajmi.net/

Dera e dhomës së gjumit të fëmijëve nga një përspektivë jashtë saj (shtëpia është e kapluar nga zjarri).
Dera e dhomës së gjumit të fëmijëve nga një përspektivë brenda saj (shtëpia është e kapluar nga zjarri).

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO