Përralla nga Munichu

Thomas Muller ka thënë se fitorja e Bayern Munichut ndaj Raja Casablanca 2:0 në finalen e Kampionatit botëror për klube ishte “përfundim përrallor” i vitit 2013. Golat nga Dante dhe Thiago Alcantara ia siguruan gjigantit bavarez trofeun e pestë pas Ligës së Kampionëve, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Evropës. Muller ka shprehur gëzimin…

Sport

22/12/2013 09:42

Thomas Muller ka thënë se fitorja e Bayern Munichut ndaj Raja Casablanca 2:0 në finalen e Kampionatit botëror për klube ishte “përfundim përrallor” i vitit 2013.

Golat nga Dante dhe Thiago Alcantara ia siguruan gjigantit bavarez trofeun e pestë pas Ligës së Kampionëve, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Evropës.

Muller ka shprehur gëzimin e tij për një tjetër trofe të fituar këtë vit dhe beson se skuadra mund të shkojë në pushim dimëror pa asnjë pendim. “Kundërshtari ynë na bëri që të kemi një ndeshje të vështirë”, deklaroi 24-vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Do të kishim pasur dëshirë të shënonim edhe një ose dy gola të tjerë, por Casablanca na vuri në vështirësi, sidomos në pjesën e dytë. Ne fituam 2:0 dhe kjo është ajo që ka rëndësinë më të madhe”, shtoi ai.

“Jemi të lumtur që jemi fitues i Botërorit për klube. Është një përfundim përrallor, shpërblim i merituar për një vit të shkëlqyeshëm që kaluam. Është pothuajse e pamundur të luajmë në nivelin që kemi bërë në këtë vit kalendarik”, përfundoi ai.