Përqafimi prekës i binjakëve, njëri nuk arriti të mbijetoj (Foto)

Një foshnje e porsalindur, e cila pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, ka ndërruar jetë.

Fun

20/09/2016 11:29

Fotografia prekëse në Florida, ku tregonte përqafimin e binjakëve Hawk dhe Mason Buchmeye, është parë më shumë se gjashtë milionë herë pasi familja e tyre e publikuan, njofton Klan Kosova.

Hawk, ka lindur me një çrregullim të rrallë që kërkonte disa operime komplikuese dhe gjithnjë duhej përdorur një ventilator për të marr frymë.

1-103

Përqafimi emocionues i binjakëve ndodhi pikërisht pas 11 ditëve që kur erdhën në jetë.

Fotografia e cila u shpërnda në rrjetet sociale tregonte momentet kur Mason e takoi vëllanë e vogël derisa e përqafonte dhe liroi buzëqeshje në mënyrë instiktive, shkruan Stuff, njofton Klan Kosova.

I vogli Hawk, nuk arriti të mbijetonte, ndonëse prindërit me shumë dhimbje thanë se i vogli i tyre iku dhe nuk do të vuajë nga sëmundja e tij më.

2-95