Përpunimi i vizave për SHBA për kosovarët brenda ditës

Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë, ka paralajmëruar ndryshimin në Ambasadën e SHBA’ve në Shkup, e cila prej sot ua mundëson shumicës së kosovarëve marrjen e vizave për SHBA në të njëjtën ditë me intervistën e tyre për vizë.

Lajme

24/02/2014 11:10

Ndryshim procedural në procesimin e vizave në Ambasadën e SHBA’ve që ndodhi në Shkup do t’ua mundësojë tani shumicës së banorëve të Kosovës që të marrin vizat e tyre për SHBA në të njëjtën ditë kur mbahet edhe intervista e tyre për vizë.

Më parë nga banorët e Kosovës kërkohej që të kenë intervistën e tyre në ambasadën e SHBA’ve në Shkup në një ditë dhe – nëse kërkesa aprovohej – të kthehen ditën e nesërme të punës për të marrë vizën.

Procesi i ri do t’iu mundësojë shumicës së banorëve që kualifikohen për vizë që të njëjtën ta marrin në të njëjtën ditë kur edhe janë intervistuar, edhe pse në ditët kur ka tepër shumë kërkesa nga disa aplikues ende mund të kërkohet që to vijnë prapë në ditën pasuese të punës.

Aplikuesit të cilëve u është aprovuar viza mund ta maksimizojnë gjasën për procesim po të njëjtën ditë nëse sigurohen që informatat në aplikacionin e tyre elektronik për vizë janë të plota dhe të sakta. Aplikuesit që bëjnë gabime në emrat e tryre, datat e lindjes, apo numrat e pasaportës, nuk do të kualifikohen për procesim po të njëjtën ditë.

Ndryshimet procedurale do të prekin vetëm banorët e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ndikojnë në shërbimet që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ofron tani për të gjithë aplikuesit tjerë për viza.