Përplasjet VV-LDK nuk kanë të ndalur, tani reagon edhe shefi i Kabinitetit të Mustafës

Diskutimet e ashpra në mes të përfaqësuesve të lartë të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdojnë akoma.

Lajme

27/12/2015 17:57

I fundit që ka reaguar është shefi i Kabinetit të kryministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Arban Abrashi, je tendencioz, ke harru me përmend se megjithatë është rritur qarkullimi tek automekanikët për një vit e gjysmë sa u dëmtuan automjetet e qytetarëve. Kjo sepse VV-ja e ka realizuar me shumë sukses projektin e bërjes së Prishtinës dhe rrugëve të saj sallatë. Mirë e thënë nga Bardhyl Meta se s’kanë ide. E kam përshtypjen se do ta ndërrojnë moton nga “Prishtina po bëhet” në “Prishtina, s’di çka po bëhet”.