Përplasjet për detin, kryeministri grek në Tiranë më 26 maj?

Gazeta Greek Report jep lajmin se kryeministri Tsipras ka në agjendën e tij një vizitë në Tiranë më 26 maj, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Lajme

19/05/2015 19:45

Kjo është  gazeta e dytë greke e cila bën më dije lajmin,  pas asaj Kathimerini, të cilat ka disa ditë që merren me çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe asaj që Shqipëria po pengon kërkimet greke për naftë në detin Jon.

Njësoj si Kathimerini, edhe Greek Reporter thekson se pas kësaj qëndron pikërisht Turqia, duke i bërë jehonë edhe vizitës së fundit të Erdoganit në Tiranë. Për këtë vizitë, Greek Reporter nënvizon edhe prezencën e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në takim.

Gazet greke shkruan se Shqipëria kërkon ndryshim të kufirit detar me Greqinë dhe kjo është e nxitur nga qarqet që e duan “Shqipërinë e Madhe”.

“Pas ankesës së Tiranës zyrtare, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias po merr parasysh që të mos marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP ) në Tiranë, të premten.

Analistët diplomatikë thonë se një masë e tillë reagimi do t’i japë qeverisë shqiptare një alibi për të vazhduar provokimet dhe për të izoluar Greqinë nga fqinjët e saj” , shkruan Greek Reporter, transmeton Shqiptarja.com.