Përplasje Rusi-Ukrainë në OKB

Është mbajtur sot një mbledhje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhur me situatën në Krime. Pala ukrainase dhe ajo ruse kanë paraqitur pikëpamjet e tyre lidhur me gjendjen në këtë gadishull.

Bota

27/03/2014 16:07

Përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë janë përplasur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Krime.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, gjatë paraqitjes së tij në ka reaguar ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deshchytsya tha se marrëveshjet ndërkombëtare të sigurisë janë “komprometuar seriozisht” nga veprimet ruse.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin, tha në anën tjetër se Krimeja ka qenë historikisht, pjesë e Rusisë.

Sipas Churkin, në shkurt të këtij viti, në Ukrainë është përmbysur qeverisja legjitime që po drejtohej nga Viktor Yanukovych.

Asambleja e Përgjithshme pritet të votojë sot për një rezolutë të paraqitur nga Ukraina, sipas të cilës, do të potencohet integriteti territorial i Ukrainës dhe ankesimi i Krimesë nga Rusia do të vlerësohet si i paligjshëm.

Rezolutat e asamblesë nuk janë të detyrueshme.

(Evropa e Lirë)