Përplasje në qeveri, konfirmohet se Hamza nuk po zbaton vendimin e Haradinajt për paga

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën, zyrtarët e qeverisë ende nuk i kanë marrë pagat me rritje.

Lajme

21/06/2018 18:25

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, thotë se ky vendim nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.

“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë Fatmir Gashi, për T7.

Javën që lamë pas Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm disa muaj pas ardhjes në Qeveri vendosi që të rriten pagat deri në 100 për qind për kabinetin qeveritar.