Përplasje në mes Veselit e Molliqajt për UDB-në dhe SHIK-un

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj kanë pasur një debat në seancën e Kuvendit, duke u përplasur për të kaluarën.

Lajme

07/12/2017 16:41

Molliqaj i VV-së, i ka thënë Veselit se ka deklaruar në një intervistë për media që ata që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare.

“Unë besoj në politikë duhet me i dallu dy sene, akuzat politike prej ofendimeve dhe sulmeve, një ofendim e ke bërë dje këtu, sepse ke thënë se i çoni fjalë  sikur i çoni pe dinë ti… Sa i përket akuzave, unë jam një person që bëjë shumë akuza, sikur ju, komunikata për shtyp marut tu çu, unë kërkova mos me ba ofendime, na ke lodh tu thanë e kaluara, nuk e di për çka e ki fjalën, për të kaluarën e s’di çka je tu thënë.  Ajo që kam problem thelbësor me ty, sepse ke thënë se njerëzit që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare, dhe ke bashkëpunuar me ta dhe i ki shok e jarana, e ke fol e ke shkru për VV-në e asgjë  për UDB-në.SHIK ka kryer krime në Kosovë, unë personalisht besoj”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa Veseli i është përgjigjur se akuza mund të bëjë kushdo. Veseli ia ka përmendur disa lista Molliqajt.

“Do lista që i ke bërë goxha të këndshme, a më ke dëgju naj herë tu fol për UDB, Serbia kam thënë, për UDB-në s’kam fol, akuza mund të bësh sa të duash, askush s’të ndal, po duhet me marrë përgjegjësi, unë do të kuroj falje, momentin që e konsideroj se akuza ose ka qenë e rastësishme, por qëndrojë prapë. Asnjë fjalë të rëndë se kam thënë, vetë, kam thënë me u ru njeri kur e lëshon fjalën, edhe prapë kur do ta them ndonjë fjalë, do të kërkoj falje”, ka thënë Veseli.

Molliqaj sërish i ka thënë Veselit se është mirë të kërkon falje.

“Është më mirë me kërku falje për ofendime jo për akuza. Mos u fsheh prej atyre që ke thënë, ke bashkëpunuar me njerëzit e UDB, jo me Serbi, ke deklaru publikisht njerëzit që kanë punu në UB ke thanë janë pasuri kombëtare, dhe është incizimi”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa Veseli i ka thënë Molliqajt se ka thënë që janë të ligë ata që i kanë eliminu njerëzit.

“Meta borxh, dhe ka drejt, kur e përmendi një intervistë, kam thënë dhe mendoj edhe sot, janë të lig dhe të pabesë, ata që kanë eliminu njerëzit dhe kanë punu për UDB, po ta ripërsëris, por kjo shoqëri do ta merr vesh vetveten vetëm përmes tyre, dikush i ka prek ngapak vetëm se u tut se e ka pas mizën pas veshi. Unë nuk kam bërë kurrë me duar”, ka thënë Veseli.

Ndërsa kryesuesi i seancës, Kujtim Shala iu ka kërkuar ta ndërprenë këtë polemik. /Lajmi.net/