Përplasje në garën e Vueltës, çiklisti nga Sardenja dëmtohet në mënyrë brutale

Një rrëzim tejet i keq i ka ndodhur sot në etapën e 17 të Vueltas për çiklistin Fabio Aru.

Sport

12/09/2018 18:51

28-vjeçari nga Sardenja ra në tokë pas një përplasje me një çiklist tjetër duke marrë një dëmtim brutal.

Çiklisti përplaset në bordurat e rrugës dhe duket i dëmtuar ku nuk ka munguar as gjakderdhja në pjesën e pasme të tij.

Ai duket tejet i nevrikosur në këtë moment teksa u ankohet teknikëve të tij për biçikletën.