Përplasje mes studentëve dhe policëve në Tiranë

Momente tensioni mes studenteve dhe policisë tek Kryeministria.

Lajme

14/12/2018 23:32

Mësohet se policia nuk ka lejuar ngrohëset prej gazi, çka ka shkaktuar reagimin e studentëve.

Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat  e policisë kudo.

Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.