Përplasje e demokratëve dhe republikanëve amerikanë lidhur me Iranin

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar përpjekjet nga ligjvënësit amerikanë, duke i cilësuar veprimet e tyre si “hedhje e rërës në dhëmbëzorë” lidhur me bisedat për programin atomik të Iranit.

Bota

09/03/2015 19:51

Në një letër të hapur për liderët e Iranit, të bërë publike sot, një grup prej 47 senatorësh republikanë thanë se Kongresi luan rol në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kanë theksuar se presidenti Barack Obama do të largohet nga Presidenca në janar të vitit 2017.

Senatorët republikanë, po ashtu, thanë se pasardhësi i Obamës mund ta tërheqë çfarëdo marrëveshje të cilën nuk e miraton Kongresi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest këtë letër e ka cilësuar si “vazhdim të strategjisë njëpartiake” për ta shkatërruar strategjinë e politikës së jashtme të Obamës.

Ai tha se letra “sigurisht ndërhyn” në përpjekjet për të arritur marrëveshje me Iranin nëpërmjet negociatave.

Senatori demokreat, Richard Durbin tha se letra paraqet “përpjekje cinike” për t’i shkatërruar negociatat e ndjeshme ndërkombëtare.