Përplasje e ashpër në Kuvend mes Sejdiut e Abdixhikut për rrëzimin e Qeverisë

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po kalon nëpër tension dhe replika ndaj deputetëve.

Lajme

26/07/2018 16:18

Dardan Sejdiu, deputet i PSD-së, ka thënë se në gushtin e vitit të kaluar, kur ai ishte në Vetëvendosje, e kanë ftuar LDK-në për ta rrëzuar qeverinë, ndërsa ata nuk janë përgjigjur.

“Pikërisht në këtë kohë, në gushtin e vitit të kaluar ju kemi lutë me e rrëzuar qeverinë dhe na keni thënë se nuk keni kohë me bisedu, e tash mos na moralizoni kot”, ka thënë Sejdiu.

Për këto akuza ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK do të jap votat për rrëzimin e Qeverisë, që sipas tij edhe me votat e Vetëvendosjes janë 57. Por ai ka thënë se mocioni nuk mund të ngritët pa u bërë 61 vota dhe për këtë duhet punuar.

Ai ka thënë se PSD, për ligjin e Pallatit të Rinisë, e kanë mbështet këtë qeveri./Lajmi.net/