Përplasje anijesh: Të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona janë vrarë në një aksident në mes të një anije mallrash dhe një anije pasagjerësh në lumin Nil të Egjiptit.

Bota

23/07/2015 09:47

Familja dhe miqtë e një çifti të ri kishin marr me qira një  barkë për një gosti të fejesës dhe po lundronin në veri të Kajros, kur ndodhi aksidenti, bën të ditur BBC, transmeton lajmi.net.

Një deklaratë e Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se 15 trupa janë gjetur dhe gjashtë persona të tjerë janë ende të humbur.

Kapiteni i anijes së ngarkesave është arrestuar, ndërsa pesë persona kanë arritur të shpëtojnë, por të paktën dy fëmijë kanë mbetur të vdekur.

Nuk është e qartë nëse çifti që mendohet se ishin duke  festuar fejesën e tyre ishin në mesin e të vdekurve, shkruan BBC.

Trafiku ka qenë i rëndë përgjatë Nilit, ku shumë egjiptianë kishin festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. /lajmi.net