Përplasja Marcelo – Modric që nuk e pamë gjatë ndeshjes Girona – Real Madrid (FOTO)

Real Madrid ka pësuar humbjen e dytë në La Liga këtë edicion.

Sport

30/10/2017 19:20

Skuadra e Zinedine Zidanes, është mposhtur nga Girona në udhëtim 2:1, për të mbetur tetë pikë larg Barcelonës.

Në këtë përballje, përveç lojës jo të mirë, kishte zënka edhe mes futbollistëve të Realit.

Është ‘Deportes Cuatro’ që ka kapur një të tillë, mes Marcelo dhe Modric, një fjalosje mes tyre.

“Ju më thoni mua se kam dështuar… dhe ju nuk keni dështuar?”, i është drejtuar Marcelo Modricit, por pak minuta më vonë, të dy lojtarët kanë gjetur paqen./Lajmi.net/