Përplasen ashpër Fury dhe Wilder, sigurimi ndalon më të keqen

Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë përplasur në hollin e hotelit ku boksieri britanik po kryente matjet e fundit zyrtare para meçit të së shtunës.

Sport

17/08/2018 16:12

Ish kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, nesër (e shtunë), zhvillon meçin e dytë pas rikthimit në boks, kundër italianit  Francesco Pianeta në Belfest.

Derisa Fury po përgatitjes të kryente matjet zyrtare, aty është shfaqur Deonty Wilder, për të ‘ndezur’ një përplasje, që u ndalua vetëm me ndërhyrjen e ekipeve të sigurimit.

Fury kërcënoi Wilderin se është i gatshëm të anuloi meçin me Pianeta për t’u ndeshur me të.

Nuk vonoi edhe përgjigja e Wilder, i cili tha se do të nxirrte gjyshin nga varri për të rrahur Furyn plak./Lajmi.net/