Përparim Hetemaj tregon pse i tha ‘JO’ Përfaqësueses së Kosovës (VIDEO)

Refuzimi i Përfaqësueses së Kosovës vazhdon të jetë një pyetje që iu bëhet vazhdimisht futbollistëve me prejardhje nga Kosova.

Sport

03/02/2017 21:26

Pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova që luajnë për shtetet tjera, patën mundësinë e ndërrimit të ekipit përfaqësueses, por jo shumë prej tyre morën këtë vendim.

Njëri nga ata është edhe Përparim Hetemaj, mesfushori nga Skënderaj që vendosi të mbetet pjesë e Finlandës.

Hetemaj në konferencë për shtyp para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon me Udinesen në fundjavë në Serie A, ka folur sërish për këtë çështje, pasi njëra nga pyetjet që iu parashtrua, ishte pikërisht pse zgjodhi të mbetej te Finlanda.

30 vjeçari që refuzoi të luaj kundër Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ka deklaruar se nuk e ka parë veten në ekipin e përzgjedhësit Albert Bunjaki, i cili ka nisur një projekt me lojtar të rinj, dhe nuk ka dashur që t’u zërë vendin këtyre të rinjve, shkruan lajmi.net.

“Tani kam 30 vjet dhe mendoj që edhe pesë vite do të jem aktiv në futboll. Kam luajtur shumë vite për Finlandën, ndërsa Kosova ka filluar një projekt të ri në të cilin nuk e kam parë veten aty shkaku i moshës, sepse te gjithë futbollistët e Kosovës janë të rinj dhe është e rrugës tu japin mundësin atyre që të arrijnë diçka”, deklaroi Hetemaj në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Në videon e mëposhtme pas minutës 6.30, mund ta dëgjoni përgjigjen e Hetemajt për refuzimin që i ka bërë Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6