Përparësitë e gjoksit të vogël

Gjoksi është një prej pjesëve më të bukura të trupit të femrës. Por kur vjen puna te madhësia, shijet janë të ndryshme: disa mendojnë se më i bukur është një gjoks i madh, ndërsa të tjerët ngulin këmbë në të kundërtën.

Lifestyle

26/06/2016 11:23

Disa studime amerikane kanë analizuar madhësinë e gjoksit dhe lidhjet e tij me shëndetin dhe stilin e jetës.

Sipas tyre, më mirë është të kesh një gjoks të vogël sesa të madh dhe këto janë arsyet:

  1. Mund të flesh barkas pa asnjë problem.
  2. Gjoksi i vogël të bën të dukesh më e re.
  3. Me pak stërvitje në palestër, problemin e rënies së gjoksit nuk do ta kesh kurrë.
  4. Gjatë vrapimit apo ushtrimeve gjimnastikore nuk do të kesh asnjë “incident”.
  5. Gjoksi i vogël të jep mundësinë të mbash trupin drejt.
  6. Nuk ke sikletin e zgjedhjes së reçipetave nëpër dyqane të brendshmesh.
  7. Studimet kanë treguar se femrat me gjoks të vogël kanë më pak mundësi për t’u prekur nga tumori i gjirit.
  8. Mund të mos veshësh reçipeta dhe sërish të dukesh bukur.
  9. Sipas revistës “Psychology Today”, meshkujt e biznesit tërhiqen më shumë nga gratë me gjoks të vogël, i cili shihet si simbol i sigurisë në vetvete dhe intimitetit.