Përparësitë e energjisë së rinovueshme që secili duhet t’i dijë

Energjia e rinovueshme duket edhe e paarritshme ndonjëherë, por realiteti është krejt ndryshe. Nga energjia diellore, e erës, biomasa dhe energjia hidroelektrike, të gjitha janë të mundura dhe burime të rinovueshme të energjisë.

Auto & Tek

17/07/2017 20:24

Shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme të energjisë çdo ditë e më shumë po vjen e bëhet më aktual dhe sigurisht, përfitimet janë shumë të mëdha.

Përfshirë të gjitha këto burime të energjisë, më poshtë mund të lexoni përfitimet që vinë nga përdorimi i tyre dhe që duhet marrë në konsideratë.

Zvogëlimi i shkarkimeve të gazrave serrë:

Burimet alternative të energjisë, nga era e deri tek uji, nuk lirojnë gazra serrë të cilat janë të dëmshme për ambientin, siç e bëjnë djegia e lëndëve fosile për prodhimin e saj. Kjo do të thotë se burimet e ripërtëritshme të energjisë ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së emetimit të gazrave të dëmshme. Fuqia e erës dhe diellore janë dy nga llojet e energjisë alternative më së shpeshti të aplikuara. Kjo energji elektrike zakonisht ruhet në bateri dhe mund të shpërndahet si energji elektrike tradicionale, transmeton lajmi.net

Krijoni punë: 

Energjia e rinovueshme ka tendencë të jetë më e fuqishme sesa burimet e lëndëve fosile, duke krijuar kështu më shumë vende pune. Sipas statistikave botërore, mijëra njerëz tashmë punojnë për kompanitë që prodhojnë energji në mënyrat alternative. Këto vende pune llogariten të gjitha, që nga shërbimi e deri tek përkujdesja për hidrocentralet, turbinat e erës dhe të gjitha tjerat.

Diversifikoni furnizimin me energji:

Reduktimi i varësisë nga nafta është një ideal për shumë politikanë. Është krejtësisht e pakuptueshme që të mos besohet në energjinë alternative si mundësi për të dalur nga varësia e naftës dhe lëndëve fosile për prodhimin e energjisë, të cilat ose duhet të importohen ose janë duke shteruar. Energjia alternative mund të jetë zgjidhja edhe për këtë problem.

Përmirësimi i shëndetit publik: 

Kjo është pothuajse e ditur. Energjia e rinovueshme që menjanon lirimin e gazrave të dëmshme, në mënyrë automatike i kontribon shëndetit publik.

Kursimi i parave:

Nepërmjet energjisë së rinovueshme mund të kursejmë shumë para, pasi që një pjesë të energjisë shtëpiake mund ta sigurojmë vet, me anë të paneleve diellore ose turbinave të vogla dhe kështu na ndihmon në kursim./Lajmi.net/