Perotti ia jep lajmin e muajit Romës

.

Sport

16/11/2017 14:41

Roma po përgatit rinovimin e kontratës me Diego Perottin, deri në vitin 2021.

Sulmuesi në këtë sezon ka realizuar 2 gola për verdhekuqtë dhe ka dhënë 1 asist.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në 2019, por sipas mediave italiane, Roma është gati t’i ofrojë marrëveshjen e re, që do ta mbante në “Olimpico” deri në vitin 2021.

Bisedimet janë ende në fazën fillestare, por dëshira e 29-vjeçarit është të qëndrojë në klubin e kryeqytetit italian.