Përmirësoni qarkullimin e gjakut me këtë tonik

Nëse shpesh e gjeni veten të lodhur ose të sëmurë, mund të jetë koha që të filloni të ndryshoni diçka në mënyrën tuaj të jetesës.

Lifestyle

23/01/2018 12:11

 

Qarkullimi i gjakut është një ndër arsyet e kësaj gjendje. Kështu, për ta përmirsuar gjendjen, mund të përgatisni një ilaç natyral shumë të fuqishëm, akoma më të fortë se antibiotikët.

Në ditët e stome, ka një tendencë për t’u rikthyer sërish te kurat natyrale. Një ilaç për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të sistemit imunitar do të ishte ideal. Ka një recetë për përgatitjen e një toniku natyral , i cili është përdorur në Londër në 1066 gjatë një epidemie të madhe. Ky u cilësua toniku i shekullit.
Kështu, më poshtë keni përbërësit dhe mënyrën e përgatijes së këtij antibiotiku natyral që forcon sistemin tuaj imunitar, pastron gjakun, krijon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe rrjedhjen limfatike në të gjithë trupin tuaj.

Përbërësit:

2 lugë gjelle turmerik
700 ml uthull molle
½ gotë hudhër e grirë
½ gotë qepë e grirë
2 speca djegës (të grirë)
¼ gotë xhenxhefil
2 lugë gjelle rrikë e grirë (lloj rrepe)

Udhëzime:

Hidhni përbërësit në një tas, përveç uthullës së mollës. Kombinojini mirë dhe më pas transferojini në një kavanoz. Shtoni uthullën, derisa të mbulojë të gjithë përbërësit. Mbylleni kavanozin dhe tundeni mirë. Vendoseni në një vend të thatë dhe të ftohtë për 2 javë. Tundeni disa herë në ditë. Pas 2 javësh tundeni sërish dhe kullojeni përzierjen. Përdorni një lugë gjelle nga kjo përzierje sa herë të mos ndjeheni mirë. Do të vëreni përmirsime të dukshme menjëherë pas përdorimit të këtij ilaçi./Shije.al