Përmirësojeni tretjen me këto ushqime

Nëse doni të keni tretje të mirë, atëherë hani ushqimet si më poshtë:

Lifestyle

16/08/2015 09:13

Brokoli: perimet jeshile përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi i cili ndihmon në tretjen e dhjamit.

Spinaqi: është burim i mirë i vitaminës C, gjithashtu përmban magnez, kalium dhe hekur. Ju ndihmon për të përmirësuar tretjen, shkruan gazeta “Zëri”.

Fasulet: janë të pasura me proteina dhe fibra. Proteinat ndihmojnë në formimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të keni në trup aq më mirë zhvillohet procesi i tretjes.

Çaj i gjelbër: përveç faktit që nuk ka kalori, çaji i gjelbër rrit nxehtësinë e brendshme të trupit duke shkaktuar humbje peshe.

Bajame: të pasura me acide yndyrore, proteina dhe fibra. Sipas dietologëve një sasi e vogël bajamesh ju ndihmon në humbjen e kileve të tepërta (sigurisht e kombinuar me ushtrimet dhe ushqimet e duhura).

Manaferra: te pasura me lëndë ushqyese dhe fibra përmirësojnë tretjen dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë. /ZËRI/