Përmirësohet Shazam

Shazam, i themeluar më 2002, është duke qëndruar i freskët me lëshimin e një përditësimi të ri, i cili i bën kërkimet dhe rezultatet më të shpejta se çdo herë.

Auto & Tek

23/11/2015 20:19

Përditësimi përmirëson gjithashtu edhe kërkimin përmes tekstit, kështu që përdoruesit mund të gjejnë artistë dhe këngë më lehtë.

Shazam është një nga aplikacionet e hershëm të iPhone, i cili i ka mbijetuar dekadës, transmeton lajmi.net.

Shërbimi i lejon përdoruesit që të zbulojnë muzikën përreth tyre vetëm duke prekur një buton të vetëm.

Kompania tani ka më shumë se 600 artistë të verifikuar në platformë, të cilët kolektivisht kanë më shumë se 2 miliardë ndjekës. (lajmi.net)