Përmirësohet Audi TTS (Foto)

Të posedosh një Audi TTS të vitit 2015 është padyshim diçka madhështore, për shkak të fuqisë dhe luksit që ajo përmban.

Auto & Tek

10/07/2015 22:00

Por, përderisa ne nuk kemi ndoshta mundësi që ta kemi një veturë të tillë, të paktën mund të kënaqemi me pamjet e saj.

Modeli TTS është përmirësuar nga Audi dhe tani do të arrijë që të nxitojë në 100kmh për vetëm 4 sekonda, nëse flasim për modelin S tronik, transmeton Lajmi.net.

Përveç përmirësimit që Audi ia ka bërë kësaj veture në motor, duke i shtuar disa PS shtesë, kompania ka përmirësuar edhe pamjen e saj – që është madhështore.

Rrotat, grilat, anësoret dhe shumëçka tjetër tani kanë tjetër pamje. Ju ftojmë që ta shihni veturën më poshtë përmes fotografive:

abt-audi-tts-4abt-audi-tts-2abt-audi-tts-1abt-audi-tts-5abt-audi-tts-3