Përmes videos Haxhiu dhe Ahmeti kërkojnë para nga qytetarët për fushatë

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

Lajme

29/05/2017 17:57

Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen e VV-së në facebook, transmeton lajmi.net

“Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por sot mund të jesh faktori kryesor për ndryshim. Kontribuo finciarisht për ta mbështetur fushatën e Vetëvendosjes”, ka thënë në video ish-deputetja Albulena Haxhiu.

“Vetëvendosja është afër fitores, bëhu pjesë e fitores, bëhu pjesë e ndryshimit. Çdo kontribut i yti do të bëhet në mënyrë transparente. Kontribuo me zemër”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kjo parti e ka shfaqur edhe linkun ku qytetarët do të mund të dërgojnë para që nga pesë euro. /Lajmi.net/