Përmes shkretëtirës nga kolltuku i shtëpisë

Bigmoon Entertainment dhe Deep Silver sjellin video-lojën e parë zyrtare të garës së Dakarit.

Auto & Tek

17/01/2018 23:45

“DAKAR 2018” do të jetë një garë në botë të hapur (open world) i disponueshëm për PlayStation®4, Xbox One dhe PC.

I bazuar në rellin e përvitshëm, të lodhshëm dhe shumë të rrezikshëm për pilotët, “DAKAR 2018” është simulimi më real i kësaj gare të famshme.

Lojtarët do të mund të zgjedhin një mori makinash, motorësh dhe kamionësh për t’i rënë kryq e tërthor shkretëtirës afrikane.