Përmes bredhit, Ariana Grande ka treguar gjendjen e saj emocionale

Ariana Grande është njëra nga këngëtaret më të dashura në botë.

ShowBiz

20/12/2018 13:13

Ajo javë më parë gjatë fjalimit të saj tha se ky vit ishte ndër më të suksesshmit në karrierë por më i keq në jetë pasi humbi një person mjaft të rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Në shtator të këtij viti ish i dashuri i saj, Mac Miller ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze ku më pas Grande u nda edhe nga i fejuari i saj.

Duket se ky vit ishte shumë i dhimbshëm për të saqë edhe festat e fundvitit ka vendosur t’i festojë më ndryshe.

Në shtëpinë e saj bredhin e ka stolisur mbrapsht për shkak të gjërave të këqija që i ndodhën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrjRFxIg3_Q/