Përmendoret më të shëmtuara në botë

Monumentet që prej ideatorëve dhe krijuesve të tyre janë konsideruar si gjeniale, kanë dalë të jenë monumente të shëmtuara. Anipse këto monumente u janë dedikuar ngjarjeve të rëndësishme historike, pamja e tyre ka hedhur poshtë çdo vlerë.

Bota

28/01/2014 22:03

Skulptorë, gurgdhendës të botës, dëgjoni mirë.

Kjo nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar një monument.

Duket se hendeku në mes të deklarimit për krijimin e një monumenti artistik që do të jetë i përjetshëm, dhe një deklarate sa për të mbushur faqen -se do të krijohet diçka e re- ka vetëm një hapësirë tmerrësisht të hollë në mes vete.

Ky koleksion i këtyre gabimeve “emocionale” dhe pjesëve të mëdha të ekzagjeruar të pasqyrave shërben si testament i shkëlqyer për ambicien që të krijohet diçka më e jashtëzakonshme- duke mos përmendur këtu edhe diktatorët të cilët mendonin se ajo ide ishte e madhe në atë kohë.

  

 

Monumenti i Kurajos, Brest Hero-Kalaja (Bjellorusi)

Ky gjigant i zemëruar bjellorusian është krijuar nga një bllok i madh i betonit dhe duket sikur ai është gati për goditjen e fuqishme drejtuar Perëndimit përpara se ta nënshtrojë atë dhe ta hedhë Amerikën e Veriut deri në diell.

Ky monument është krijuar për të shënjuar mbrojtjen e qytetit Brest dhe fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu shërben si kujtesë që më me Bjellorusinë nuk duhesh të “luash”.

Ndërkaq, të tjerët thonë se ai thjesht duket “kaps”.

 

 

“Një bisedë me Oscar Wilde” (Londër)

Fansat londinez të autorit dhe poetit irlandez Oscar Wilde, kanë kaluar shumë vite duke bërë fushatë që një monument për këtë gjeni të shkrimit të ndërtohet.

Për fat të keq, shkrimtari por dhe fytyra më e njohur e komunitetit gay, ka përfunduar duke u dukur si një arkivol (besohet se ai ka vdekur si një “njeri i thyer” pasi që kishte përfunduar në burg për shkak të ligjeve homofobike) prej të cilës shkrirja e Wilde është duke vazhduar.

“Arkivoli” është menduar që të jetë një ulëse ku ju mund të uleni dhe të pini një cigare së bashku me Wilde’in, por prej momentit kur dikush vodhi cigaren e krijuar për Wilde, tashmë ky vend po përdoret rregullisht si një shtrat nga të pastrehët e Londrës, ose një vend për urinim nga të dehurit, natën vonë.

 

 

Monumenti i Renesancës Afrikane (Dakar, Senegal)

Monumenti i Renesancës Afrikane, e cila është 48 metra e gjatë dhe kushtoi 27 milionë dollarë, monument ky që gjendet në Dakar, është më i lartë se Statuja e Lirisë- dhe prej saj jepet një pamje nga perspektiva e zogut, për varfërinë që e rrethon atë.

Kostoja i këtij monumenti shkaktoi protesta, por ka pasur shumë zëra të senegalezëve që kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj statuje të shëmtuar nga bronzi, e cila konsiderohet që është seksiste dhe një dështim për të paraqitur vlerat e artit afrikan.

 

 

Sam Hill’s Stonehenge (Maryhill, Washington)

A mendoni se Stonehenge meriton një statujë pasi që është një relikt ikonik i kohërave antike?

A nuk e keni vënë re se është thyer- me kolona të gurit të rrokullisura ngado- plus që ai ndodhet në Angli?

Në fillim të shekullit të kaluar, mandati i hekurudhave amerikane Sam Hill, doli me një zgjidhje.

Ai ndërtoi një kopje ideale, me gurë  rrethor neolitik dhe me pllaka të betonit, të ngulitura në tokën e cila nuk do të mund të thyhej. Monumenti u ndërtua pranë shtëpisë së tijë në Maryhill në shtetin e Washingtonit.

Monumenti i është dedikuar të vrarëve në Luftën e Parë Botërore, edhe pse kjo është dëashmuar si një barazim për grupet lokale të cilët bëjnë video teksa shtënë me armë.

Mjerisht, në kërkim për të përsosur dhe për të modernizuar Stonehenge, Hill ka shkatërruar çdo pikë të bukurisë dhe të vjetërsisë së saj, dhe misterin e këtij relikti antik.

 

 

Spomenik (ish-Jugosllavi)

E porositur nga diktatori jugosllav, Josip Tito, që në vitet 1960’70 të shënjonte betejat e Luftës së Dytë Botërore, skulptura brutale është e njohur si Spomenik (Përmendore), monument ky që ishte i përhapur në mbarë vendin.

Rëndësia e këtyre monumente është konflikti për qëllime ushtarake.

Këto monumente posedojnë një bukuri të shëmtuar për disa, për të tjerët ata janë një kujtesë shpërbërjes së dhunshme të kombit jugosllave në vitet 1990.

 

 

“Lufta kundër terrorizmit botëror” (Bayonne, New Jersey)

Monumentet nuk kanë tendencë të vijnë me faturat e tyre të pagesës. Ky është problemi kur keni pranuar një dhuratë dhe marrësi e konsideron këtë dhuratë “pa shije”.

Subjekti “varri” është një kullë me tulla, dhuratë e bërë nga Rusia për Shtetet e Bashkuara për të përkujtuar ngjarjet e 11 shtatorit dhe bombardimeve të Qendrës Tregtare të vitit 1993.

 

 

Statuja e memorialit të Martin Luther King (Toledo, Ohio)

Kontributi i Martin Luther King për të drejtat e njeriut dhe barazisë është e njohur në mbarë botën, por skulptura që është bërë për të nderuar figurën e tij në Toledo të Ohio’s, vërtetë lë shumë për të dëshiruar.

Për disa arsye, kjo skulpturë përshkruan udhëheqësin dhe aktivistin në një mënyrë të keqe.

Monumenti trekëmbësh mund të jetë një verbim i pasuksesshëm dhe është një ndërtim arkitektonik që nuk i shkon për shtati veprës dhe kontributit të Luther King’ut.

 

 

Monumenti i themelimit të partisë (Pyongyang, Koreja e Veriut)

Përsosmëri, paqartësi dhe hijeshi- të gjitha këto cilësi i mungojnë këtij monumenti në Korenë Veriore, e cila është bërë për nderë të themelimit të Partisë Komuniste të Punëtorëve.

Ky monument më shumë i përngjan një dyqani të mallrave sesa një monument që të nderonte Partinë e Punëtorëve Komunist,  e cila e udhëheq këtë shtet komunist.

 

 

Memoriali i Papa Gjon Palit II (Romë)

Kur u ndërtua kjo përmendore ju do të mendonit se në mbishkrimet në të, Kisha Katolike do të kishte futur në listë edhe mbishkrimin  “Sigurohuni që kjo të mos duket sikur Musolini është duke tentuar të rrëmbejë një të mitur”.

Për fat të keq, ndërtuesit në Romë, e ndërtuan aq keq këtë statujë, sa që një kritik e quajti këtë vepër si një “mëkat”.

Një riparim kohëve të fundit është munduar që të përmirësoj gabimet, gjegjësisht ngjashmëritë që ka kjo figurë me diktatorin fashist italian Musolini, në mënyrë që njerëzit të jenë më pak të mërzitur me këtë statujë.

 

 

Monumenti i Neutralitetit (Ashgabat, Turkmenistan)

Ka shumë monumente nëpër botë që simbolizojnë fitoret nëpër luftëra dhe që janë ndërtuar me qëllim që të kujtojnë neutralitetin.

Dhe për ironi për të shënjuar këtë qëndrim pacifist, është ndërtuar një kullë gjigante, 12 metra e lartë, e gjitha e artë, dhe mbi të është vendosur një diktator i vdekur. Diktatori turkmen, Saparmurat Niyazov, njihet si personi neutral i këtij shteti, andaj edhe ky memorial është ndërtuar për të dhe për “veprën” e tij.

 

 

Statuja për nder të Michael Jackson (Vraven Cottage, Londër)

Do të dukej e pamundur që të “dëmtohej” bukuria origjinale e Micheal’it e bërë nga operacionet plastike. Por ky qëllim është arritur me statujën ndërtuar për nderë të tij.

Ky monument përveç shëmtisë që e ka është vendosur edhe në një vend të pazakontë. Pranë një fushe të futbollit.

Arsyeja?

Sepse pronari i  klubit futbollistik të Fullham’it , Mohamed Al Fayed, -i cili kishte porositur që kjo statujë të ndërtohej- e kishte konsideruar këngëtarin si “shok”.

Çfarë shoku… Gjithsesi pasi që klubi u shit, statuja gjithashtu u largua nga aty.