Përmbysje sensacionale, Interi kthehet në Champions me fitore

Interi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2018 20:50

Zikaltërit përmbysën rezultatin ndaj Tottenhamit, 2:1.

Londinezët po fitonin 1:0, por me dy gola në fund, Interi fitoi takimin.

Cristian Eriksen shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Megjithatë, Mauro Icardi (86’) dhe Matias Vecino (93’), realizuan për fitoren e italianëve.

Ky trepikësh është i rëndësisë së jashtëzakonshme për Interin. /Lajmi.net/