Përmbyset një autobus në Turqi, të paktën 9 të vdekur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të qytetit juglindor të Turqisë, Şırnak.

Bota

12/01/2018 11:22

Autobusi me targa të huaja që transportonte udhëtarë mes Irakut dhe Turqisë, është përmbysur në rrugën Silopi-Habur.

Sipas vlerësimeve të para në aksidentin kanë humbur jetën të paktën 9 persona 3 prej të cilëve fëmijë, ndërsa janë plagosur 28 të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale.