‘Përmbyset Bernabeu’ – Real Madrid lëshon fitoren nga duart kundër Gironas

Girona është përkujdesur për befasinë më të madhe të fundjavës në futbollin evropian.

Sport

17/02/2019 13:56

Real Madrid ka pësuar humbje me rezultatin 1:2 nga Girona, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga, shkruan lajmi.net.

Mbretërit e nisën shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi me anë të mesfushorit brazilian, Casemiro i cili shënoi në minutën e 25’.

Situata ndryshoi tërësisht në pjesën e dytë, me një Girona e cili la inferioritetin në dhomat e zhveshjes.

Në minutën e 65 u akordua penallti në favor të mysafirëve, penallti të cilën e konkretizoi në gol Cristhian Stuani.

Vetëm 10 minuta më vonë ishte sulmuesi Portu i cili u përkujdes që të përmbyste Real Madridin, para tifozëve në Bernabeu.

Me këtë humbje Real Madrid mbetet me nëntë pikë prapa liderëve të Barcelonës, duke i dhënë atyre një dhuratë të artë. /Lajmi.net/