Përmbyset anija, 14 të vdekur nga të cilët 7 fëmijë

Si pasojë e ngjarjes dhe sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 14 persona, ku 7 prej tyre fëmijë, ndërsa theksohet se janë shpëtuar 27 persona të tjerë.

Bota

11/11/2015 10:00

Si pasojë e përmbytjes së një anijeje në rajonin Ayvacık në qytetin Çanakale të Turqisë ku ndodheshin klandestinë, nënshtetas të huaj të cilët përpiqeshin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos, sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë shpëtuar 27 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve mësohet se një grup klandestinësh me nënshtetësi të huaj u nisën nga bregdeti i rajonit Ayvacık për të mbërritur në ishullin Lesbos nëpërmjet detit Egje. Anija ka nisur të mbytej në afërsi të brigjeve të fshatit Babakale, ku dhe pas një informacioni ekipet e rojës bregdetare u nisën drejt vendit.

Zhytësit e rojës bregdetare janë duke kryer hetime përreth vendit ku u mbyt anija për gjetjen e trupave të tjerë.