BE: Përmbushni kushtet për liberalizimin e vizave

Gjatë takimit, ata u pajtuan se duhet të vazhdojë implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe se ajo është vendimtarë pasi do t’i ndihmojë Kosovës që të përmirësojë situatën e saj socio-ekonomike.

Lajme

21/06/2016 19:40

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet BE – Kosovës dhe progresin e arritur në muajt e fundit, thuhet në komunikatën nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, ata u pajtuan se duhet të vazhdojë implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe se ajo është vendimtarë pasi do t’i ndihmojë Kosovës që të përmirësojë situatën e saj socio-ekonomike.

Mogherini dhe presidenti i Kosovës mirëpritën vazhdimin e mandatit të EULEX-it nga Parlamenti i Kosovës. Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, e cila duhet të vazhdojë përmbushjen e kushteve për liberalizim.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Thaçi gjithashtu kanë folur edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Duke lavdëruar angazhimin e Kosovës në këtë dialog, Mogherini ka bërë thirrje që përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm pasi procesi i normalizimit mund të jetë më i gjatë dhe se dy shtetet mund të vazhdojnë perspektivën e tyre evropiane.

“Në këtë kontekst është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura më parë të implementohen plotësisht për të mirën e të dyja palëve”, thuhej në komunikatën nga zyra e BE-së. /Lajmi.net