PËRMBLEDHJE për atë çfarë ngjau sot në Kuvendin e Kosovës (Foto/Video)

Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, arrestimi i tre deputetëve, suspendimi i deputetëve të opozitës dhe mbajtja e seancës nga partitë në pushtet, është një përshkrim i shkurtër i asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës sot. Lajmi.net ka përgatitur një përmbledhje të gjithë asaj që ngjau sot në Kuvendi të shoqëruar me video dhe fotografi.

Lajme

30/11/2015 21:31

YouTube player

Në orën nëntë të mëngjesit të sotëm, Kryesia e Kuvendit u mblodh për të caktuar orën e seancës plenare.

Seanca e cila u caktua të mbahej në ora 11:00, po mbahej nën masa të rrepta të sigurisë. Në të gjitha qoshet e Kuvendit kishte pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa prej tyre në rroba civile por shumica me gazmaska, për tu mbrojtur nga ajo që kishte ndodhur edhe më parë: hedhja e gazit lotsjellës.

Si deputetët ashtu edhe gazetarët por dhe kushdo që hyri sot në Kuvend, iu nënshtruan kontrolleve të rrepta. Përveç detektorëve të metalit, të vendosura në hollin e Kuvendit, u bë edhe kontrolli nga policia.

Kuvendi 4

Teksa ishte nisur për të hyrë në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, u ndalua nga policia dhe u dërgua në një hapësirë të Kuvendit për kontroll.

Ai më pas u shoqërua në Polici dhe iu shqiptuan 48 orë mbajtje, pasi po të njëjtit iu gjetën dy bombola gazi lotsjellës, me të cilat, Ismaili tentoi të hynte në Kuvend.

Hedhja e gazit lotsjellës sërish ndërpreu punimet plenare

Në orën 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, deputetët u mblodhën për të mbajtur seancë.

Pa nisur mirë seanca, deputetët opozitarë, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovë, hodhën gaz lotsjellës, duke bërë që të gjithë deputetët të dalin nga salla dhe Kuvendi të shkojë në pauzë.

a 24

Pas hedhjes së gazit, deputeti i Nismës, Zafir Berisha u konfrontua fizikisht me një polic, i cili gjendej në Kuvend.

 

a

Kuvendi 1 Kuvendi 2 Kuvendi 3 Kuvendi 5

Kuvendi 9 Kuvendi Rexha

 

Hedhja e gazit lotsjellës në holl dhe arrestimi i deputetëve

Pasi Kuvendi shkoi në pauzë dhe Kryesia e Kuvendit u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme, deputetët opozitarë, gjuajtën të paktën dy bombola gazi në hollin e Kuvendit.

Me sa duket, ishte deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili hodhin gazin lotsjellës, në kordonin e policisë, që cilët ua pamundësonin deputetëve opozitarë të ngjiteshin në katin e dytë të Kuvendit dhe të shkonin në sallën plenare.

a 25

(Deputeti Ismail Kurteshi, i cili u arrestua pasi hodhi gaz lotsjellës)

Gazi u hodh pasi lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri së bashku me opozitarët e tjerë, filluan që fizikisht të shtynin kordonin, në tentim që ta shpërthenin atë.

Policia e Kosovës pak qaste më vonë arrestoi deputetët Ismail Kurteshi dhe Haxhi Shala për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës brenda sallës plenare.

Suspendohet opozita

Kryesia e Kuvendit më pas morri vendim që të suspendonte veç e veç deputetët e opozitës, duke ua pamundësuar atyre që të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme plenare. Përjashtim nga ky suspendim, bëjnë vetëm dy deputetë, Ilir Deda dhe Shukrie Bytyqi nga Nisma për Kosovë.

Seanca, e cila disa herë u paralajmërua se mund të mbahet në sallën e improvizuar brenda ambienteve të Kuvendit, përfundimisht u vendos që të vazhdohet në sallën plenare, ku morën pjesë vetëm deputetët e koalicionit qeverisës.

Opozita paralajmëron protesta

Menjëherë pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për të suspenduar deputetët problematik opozitarë, përfaqësuesit e opozitës deklaruan se i bëjnë ftesë qytetarëve për një protestë gjithëpopullore duke thënë se dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kalojnë./lajmi.net

Pozita vazhdon seancën

Seanca vazhdoi pa praninë e opozitës, në të cilën janë në rend dite 35 pika. Kuvendi ka miratuar në parim disa ligje, si ai për shërbimin e jashtëm, ratifikimin e marrëveshjes së Luksemburgut e të tjera.

Kuvendi dështoi të miratojë në shqyrtim të parë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për liritë fetare.

 Kuvendi 2 Kuvendi 6

Deputetët po ashtu kanë votuar edhe për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ku janë zgjedhur dy femra, Gresa Cakaj-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu.

Kuvendi po ashtu ka miratuar në parim një sërë projektligjesh./lajmi.net

 

Kuvendi 8