Përmbajta e vendimit të Qeverisë për kompensimin e bujqve /Dokument

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga breshëri gjatë këtij viti për të gjithë fermerët.

Lajme

25/07/2018 15:20

Ky vendim po ashtu parasheh që të krijohet dhe një fond i veçantë për vitin 2019, për kompensimin e dëmeve eventuale në sektorin e bujqësie.

Po ashtu, sipas vendimit që ka siguruar lajmi.net, do të krijohet një komision i veçantë për krijimin e këtij fondi. Ky komision do t’i raportojë kryeministrit për punën e tij.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se si Qeveri e vendit, zotohemi se do t’i qëndrojmë prapa këtij vendimi dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që të përkrahim bujqit tanë dhe ekonominë e vendit.

Ndërsa, dëmet e shkaktuar nga të reshurat këtë vit, sipas vlerësimit të komunave kapin vlerën prej 6.7 milionë euro. Ndërsa Qeveria nuk ka bërë të ditur  vlerën e mjeteve që do të ndahen për kompensim, pasi për këtë do të bëhet një vlerësim./Lajmi.net/