Përleshjet izraelito-palestineze, kthehet në hit gjyshja që negocion për paqe mes palëve

Protestat e palestinezëve kundër okupimit izraelit, në dritën e njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit kanë hyrë në javën e dytë.

Bota

17/12/2017 10:46

Gazetari rus i kanalit RT filmoi një detaj të pazakontë të shtunën, në “zonën neutrale” midis ushtrisë izraelite dhe demonstruesve palestinezë, kur një gjyshe po përpiqej të ndalonte përplasjen mes dy palëve.

Kjo gjyshe është parë duke u përpjekur të bindë palët armiqësore që të mos përdorin forcën, duke ecur herë te pala izraelite e herë te pala palestineze, duke i lutur që t’i japin fund konfliktit.

YouTube player