Përleshje të rënda pas armëpushimit në Aleppo

Përleshje të rënda janë raportuar në qytetin sirian, Aleppo, pas përfundimit të armëpushimit tre ditorë ditën e shtunë, shkruan BBC.

Bota

22/10/2016 23:39

Armëpushimi humanitar u paralajmëruar javën e kaluar nga Rusia.

Kjo e fundit ka zhvilluar sulme ajrore të vazhdueshme në mbrojtje të qeverisë së Sirisë.

Megjithatë, ka shqetësime që ndihmesat humanitare nuk kanë arritur në qytet gjatë armëpushimit.

Sipas disa raportimeve një sulm ajror ka goditur pjesën jug-perëndimore të qytetit ditën e shtunë, përderisa përleshjet në mes të luftëtarëve rebel dhe ushtrisë së qeverisë janë intensifikuar në lindje të Aleppo-s. /kk/