Përleshje pas ndeshjes, trajneri i Suedisë akuzon ashpër gjermanët

.

Sport

24/06/2018 11:53

Pas ndeshjes mes Gjermanisë dhe Suedisë kanë shpërthyer tensionet.

Dy taboret e skuadrave janë përfshirë në një sherr të madh, përcjellë “Lajmi.net”.

Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, akuzoi gjermanët për provokime pas golit të fitores.

“Disa nga lojtarët e Gjermanisë festuan këtë triumf duke kaluar para stolit tonë, duke bërë gjeste aspak të këndshme”.

“Nuk treguan respekt dhe kjo gjë më tërboi, pasi ishte koha shtesë. Lojtarët tanë që ishin në stol reaguan, ishte diçka normale”, deklaroi Andersson. /Lajmi.net/

YouTube player