Përleshje në NBA

Blake Griffin e PJ Tucker janë përfshirë në një përleshje fizike, në ndeshjen ndërmjet Los Angeles Clippers dhe Phoenix Suns. Tucker u përjashtua nga loja për shkak të goditjes ndaj Griffin, i cili reagoi menjëherë, por nuk arriti t’ia kthente atij, pasi lojtarët e të dyja skuadrave, por edhe gjyqtari, arritën t’i ndanin ata, për…

Sport

11/03/2014 14:00

Blake Griffin e PJ Tucker janë përfshirë në një përleshje fizike, në ndeshjen ndërmjet Los Angeles Clippers dhe Phoenix Suns.

Tucker u përjashtua nga loja për shkak të goditjes ndaj Griffin, i cili reagoi menjëherë, por nuk arriti t’ia kthente atij, pasi lojtarët e të dyja skuadrave, por edhe gjyqtari, arritën t’i ndanin ata, për ta shmangur më të keqen.

Të dy basketbollistët përfunduan në parket dhe aty filloi sherri. Për fat të mirë, situata nuk eskaloi pasi lojtarët tjerë më shumë ishin të interesuar për t’i qetësuar gjakrat, sesa për t’u bërë edhe vetë protagonist të kësaj ‘lufte brutale’.