Përleshje në NBA, shkëmbehen grushte mes yjeve

Ndeshja mes Houston Rockets dhe LA Lakers, përveç spektaklit në basketboll, dhuroi edhe grushte.

Sport

21/10/2018 07:57

Rockets fituan takimin me rezultat 124:115 ndaj Lakers, shkruan lajmi.net.

Pak para përfundimit të takimit, në çerekun e katërt, pati një përleshje mes lojtarëve.

Chris Paul dhe Rajon Rondo u përfshin në një konflikt dhe shkëmbyen disa grushte me njëri tjetrin.

Edhe lojtarët e tjerë u përfshinë. Brandon Ingram madje u përjashtua nga loja.

Skena si këto nuk janë aspak të mira për audiencën sportive. /Lajmi.net/

Video e përleshjes: