Përleshje mes tifozëve dhe futbollistëve në Itali

Fundjava që shkoi ishte e përgjakshme në futbollin italian, respektivisht në divizionet më të ulëta. Një faqe e zezë për sportin italian është shkruar në stadiumin Vallefuoco gjatë ndeshjes Giugliano-Volla. Një grup tifozësh i kanë kaluar rrethojat e tribunës dhe kanë përfunduar në fushë, duke i sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës mysafire. Udhëtuesit kanë…

Sport

25/03/2014 10:11

Fundjava që shkoi ishte e përgjakshme në futbollin italian, respektivisht në divizionet më të ulëta.

Një faqe e zezë për sportin italian është shkruar në stadiumin Vallefuoco gjatë ndeshjes Giugliano-Volla.

Një grup tifozësh i kanë kaluar rrethojat e tribunës dhe kanë përfunduar në fushë, duke i sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës mysafire.

Udhëtuesit kanë rezistuar aq sa kanë mundur, duke u përleshur fizikisht me tifozët, të cilët ishin më të numërt. Për këtë rast, Giugliano rrezikon të përjashtohet nga kampionati.